Burgu i Dubravës dyshohet se u shndërrua në një ring ku të dënuarit u bënë 'llom' në mes vete
Burgu i Dubravës dyshohet se u shndërrua mbrëmë pas mesnate në një ring ku u përleshën të dënuarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas raportimeve, në pavijonin nr 5 të kësaj qendre korrektuese, disa të burgosur kanë arritur t’i hapin dyert dhe t’i shkojnë një të dënuari tjetër.
Bazuar në informacionet e para, të njëjtit e kanë rrahur brutalisht të dënuarin që e kishin cak – duke e bërë për spital.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është njoftuar Policia e Kosovës.
(Kosova Sot Online)