
Aksidenti me vdekje në Shtupeq të Rugovës: Arrestohet personi i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Shtupeq të Madh në Rugovë, ku një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia ka njoftuar se fillimisht personi i lënduar ka deklaruar se motocikletën me katër rrota po e voziste personi që ka vdekur, mirëpo dje gjatë intervistimit është konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.
Postimi i plotë:
Arrestohet i dyshuari pёr aksident me fatalitet
Pejë, 05 gusht 2024
Ju informojmë se me datë 03.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shtupeq i madh-Rugovё.
Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion.
Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.
(Kosova Sot Online)