![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Berisha: Dorëheqja e Kurtit duhej të ndodhte për shkak të dëmit që i ka bërë vendit me marrëveshjet e dëmshme gjatë këtyre viteve
![Berisha: Dorëheqja e Kurtit duhej të ndodhte për shkak të dëmit që i ka bërë vendit me marrëveshjet e dëmshme gjatë këtyre viteve](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/05/auto_hisen-berisha-600x3601722844960.jpg)
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se për të shkuar zgjedhjet në mënyrë të drejtë, partitë politike duhet të angazhohen në dialog konstruktiv, përcjell "Kosova Sot Online".
“Është e rëndësishme që partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të angazhohen në dialog konstruktiv, për të siguruar që proceset zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë dhe në kohë. Legjitimiteti i kësaj qeverie përfundon më 14 shkurt 2025, prandaj duhen respektuar standardet dhe afatet kushtetuese, të cilat janë imperativë”, ka thënë Berisha.
“Dorëheqja e Kurtit duhej të ndodhte për shkak të dëmit që i ka bërë vendit me marrëveshjet e dëmshme gjatë këtyre viteve të qeverisjes dhe dialogut. Tani, dorëheqja e tij vetëm sa e fut vendin në rrethin vicioz të nenit 90, pika 5, të Kushtetutës”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online