Muhaxheri: Kurti duhet të dorëhiqet, s’po din me e udhëheq vendin

  • E.k /
  • 05 August 2024 - 11:08
Muhaxheri: Kurti duhet të dorëhiqet, s’po din me e udhëheq vendin

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të dal të jap dorëheqje pasi sipas tij nuk po din ta udhëheq Kosovën, përcjell "Kosova Sot Online".

Muhaxheri theksoi se presidentja Osmani do ta caktojë datën e zgjedhjeve me afat ligjor.

“Osmani i ka filluar bisedimet me afate ligjore dhe besoj që me afat do ta caktojë edhe datën e zgjedhjeve. Ne Kurtit jemi duke ia kërkuar që sa kohë të jap dorëheqje e të tregojë që s’po din me udhëheq vendin, jemi sa më parë të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Muhaxheri.

(Kosova Sot Online)