Vushtrri: Pronari i një marketi plagoset në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr
Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr, përcjell "Kosova Sot Online".
Ngjarja ka ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë.
Tutje thuhet se viktima pas trajtimit mjekësor është liruar.
Rasti është në hetime.
"Stanoc, Vushtrri / 04.08.2024 – 22:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke punuar në marketin e tij është qëlluar në pjesën e pasme të trupit nga një plumb qorr. Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime", thuhet në njoftimin e Policisë.
(Kosova Sot Online)