Ferizaj: Hajnat hyjnë përmes dritares në një xhami dhe fikin kamerat e sigurisë
Dy persona të panjohur kanë dëmtuar dy dritare dhe kanë depërtuar në një xhami duke hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë në fshatin Muhoc të Ferizajt, përcjell "Kosova Sot Online".
Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.
“Më 04.08.2024 është raportuar se dy të dyshuar të panjohur, duke dëmtuar dy dritare kanë depërtuar në xhami dhe kanë hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)