Hoti: Me këtë qeverisje, vetëm zhvillim nuk ka, ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim

  • E.k /
  • 05 August 2024 - 12:37
Hoti: Me këtë qeverisje, vetëm zhvillim nuk ka, ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim

Deputeti, Avdullah Hoti, ka thënë se me “këtë qeverisje, vetëm zhvillim nuk ka”, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar 21 për qind e investimeve kapitale.

Avdullahu ka shkruar se qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. 

Postimi i plotë:

Me këtë qeverisje, vetëm zhvillim nuk ka. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale. 
Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale. 
Një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim. Kur nuk ka investime, jo vetëm që nuk shtohet kapitali prodhues, por vjetërsohet dhe bëhet i papërdorshëm edhe kapitali ekzistues.

(Kosova Sot Online)