“Në listë të Serbisë për arrest nga Interpoli’ , koloneli i Policisë së Kosovës: Nuk kam ndonjë njoftim
Koloneli i Policisë së Kosovës, Lumni Graishta, është pjesë e një liste të publikuar të ish ushtarëve të UÇK’së që kërkohen nga Interpoli me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia, transmeton "Kosova Sot Online".
Në një prononcim Graishta tha se nuk ka marrë njoftim zyrtar për këtë.
“Nuk kam ndonjë njoftim, e kam pa vetëm çka po qarkullon në media, nuk e di sa është e saktë por ende nuk kam informacione. Për ushtarët e UÇK’së nuk pritet diçka tjetër prej Serbisë, por mirë që janë publiku emrat që mos me rreziku me shku”, tha Graishta.
(Kosova Sot Online)