Kurti për incidetin e Osmanit: Përjetim i rëndë për Presidenten, aq më tepër që ka qenë me familje dhe me dy vajzat e vogla

  • E.k /
  • 05 August 2024 - 13:37
Kurti për incidetin e Osmanit: Përjetim i rëndë për Presidenten, aq më tepër që ka qenë me familje dhe me dy vajzat e vogla

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski kanë mbajtur konferencë të përbashkët pas një takimi bilateral. Ata u pyetën për incidentin e para disa të ditëve të presidentes Osmani në aeroport, transmeton "Kosova Sot Online".

Kurti tha se ai ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë për presidenten Osmani.

Ai shtoi se krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhje dhe se do të ketë raport zyrtar që të zbardhet rasti.

“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës, shkëlqesisë së saj, zonjës Vjosa Osmani, më 2 gusht në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje dhe me dy vajzat e vogla. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, krerët shtetërorë këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe në hollësi edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situatat e tilla”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)