Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje dhe largohet nga vendi, protestuesit ia vjedhin karriget
Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga vendi, raporton televizioni BBC.
Hasina, e cila e kishte udhëhequr vendin nga viti 2009, ka hipur në një helikopter edhe është nisur drejt qytetit indian, Agartala, raporton televizioni britanik.
Komandanti i ushtrisë, Gjeneral Waker-Uz-Zaman, pritet t’i drejtohet popullit, por fjalimi i tij tashmë është shtyrë. Thuhet se ai është duke u takuar me “palë”.
Dorëheqja e kryeminsitres vjen pasi mijëra protestues kishin dalë rrugëve të kryeqytetit Daka, një ditë pasi të paktën 90 persona mbetën të vdekur nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve.
Ndërkohë kanë dalë pamje të disa protestuesve duke plaçkitur gjësende nga rezidenca e kryeministres në Daka.
Disa prej protestuesve u panë duke bartur karrige dhe objekt që dukej si divan.
(Kosova Sot Online)