
Mbi 240 aksidente trafiku gjatë muajit të fundit në Ferizaj

Gjatë muajit korrik të këtij viti, në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjithsej 242 aksidente të komunikacionit rrugor, transmeton "Kosova Sot Online".
Policia rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate për media ka njoftuar se në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin korrik-2024 ka qenë në zbritje, prej -14.8%, për dallim nga muaji korrik-2023, që janë raportuar 284 aksidente të komunikacionit rrugor.
Gjithsej në rajonin e Ferizajt, përshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shterpcë dhe Hani Elezit janë raportuar gjithsej 242 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre një me fatalitet, një person i vdekur, 95 të lënduar, 146 dëme materiale.
“Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë”!
(Kosova Sot Online)