LSDM: Vjosa Osmani na pati kërkuar të dalë përtej procedurave
Lidhja e Socialdemokratëve të Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se edhe gjatë qeverisjes së saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte kërkuar të dalë “përtej procedurave të parapara” të kontrollit në aeroport, por se të njëjtës i ishte kumtuar që jo, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Publiku duhet ta dijë se në të njëjtën situatë identike në kohën e LSDM-së dhe kërkesës së Presidentes së Kosovës për të dalë përtej procedurave të parapara, asaj i është thënë qartë se si duhet ta bëjë këtë dhe pikërisht kështu është bërë inspektimi”, ka thënë LSDM në një reagim.
(Kosova Sot Online)