Disa persona janë lënduar në një aksident mes tri automjeteve

  • A.P /
  • 05 August 2024 - 22:18
Disa persona janë lënduar në një aksident mes tri automjeteve

Pesë persona janë lënduar në një aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)