Gjuajtjet me armë zjarri në ahengje familjare, MPB del me një njoftim

  • s.a /
  • 06 August 2024 - 11:02
Gjuajtjet me armë zjarri në ahengje familjare, MPB del me një njoftim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit qershor kanë ndodhur disa incidente me armë zjarri në ahengje, ku si pasojë janë arrestuar katër persona si dhe kanë konfiskuar armë e municion, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Gjatë muajit Qershor 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 6 raportime nga qytetarët, ka arrestuar 4 persona, ka konfiskuar municione, dhe ka konfiskuar 4 armë”, thuhet në njoftim.

MPB bën të ditur se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri, ndërsa ka ftuar qytetarët të raportojnë rastet.

(Kosova Sot Online )