Harris e zbulon emrin e kandidatit për nënpresident të Shteteve të Bashkuara
Kamala Harris ka zgjedhur Tim Walz, si kandidat të saj për nënpresident për garën presidenciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë e konfirmoi agjencia e lajmeve AP.
Harris do të pranojë zyrtarisht nominimin në konventën e Demokratëve në Çikago këtë muaj, ku ajo dhe Walz do të mbajnë fjalime.
Walz, 60-vjeçar, ish-anëtar i Gardës Ushtarake Kombëtare, dhe ish-mësues, i cili e ka rritur secilën herë e më shumë emrin e tij në parti, njihet për kritikat që ua ka bërë Trumpit dhe Vances.
(Kosova Sot Online)