
Lexoni edhe:
Selmanaj alarmon: Sulmet e VV-së me ushtri të ‘Facebook’-ut ndaj Hovenier-it do të na lënë pasoja
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, transmeton "Kosova Sot Online".
Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se ai po kërkohet për veprat penale: “Ndihma nё kryerjen e veprës penale” dhe “Lёndim i rёndё trupor”.
Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, që ta lajmërohen në stacionin më të afërt policor. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Stresi në rrjetin e tij social, në Instagram ku është tallur me Policinë e Kosovës. “A i keni marrë parashutat”, ka shkruar Stresi në postim.
(Kosova Sot Online )