Ministri i Vuçiqit kërcënon se hapja e Urës së Ibrit është potencialisht një pikë e madhe e përshkallëzimit

  • s.a /
  • 07 August 2024 - 10:21
Ministri i Vuçiqit kërcënon se  hapja e Urës së Ibrit është potencialisht një pikë e madhe e përshkallëzimit

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, ka vlerësuar sot se çështja e paralajmëruar për hapjen e urës qendrore mbi Ibër në Mitrovicë, potencialisht paraqet një “pikë të madhe përshkallëzimi”, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ura ka edhe rëndësinë e saj faktike, por edhe vlerë të madhe simbolike, sepse për serbët ishte pika e fundit e rezistencës në vitin 1999 dhe për 25 vitet e ardhshme. Pika ku Mitrovica e Kosovës, karakteri i saj multietnik, por edhe i gjithë veriu i Kosovës”, tha Staroviq për televizionin Prva.

Sipas fjalëve të tij, për bashkësinë ndërkombëtare, për shtetin e Kuintit dhe për misionin e KFOR-it është e qartë se një gjë e tillë nuk guxon të bëhet jashtë kornizës së dialogut dhe para se të përmbushen disa kushte të përcaktuara me marrëveshje të vlefshme.

Ministri po ashtu theksoi se KFOR-i në njoftimet e tij ka dhënë disa garanci se do të qëndrojë në atë urë dhe se besojnë se zgjidhja për hapjen e urës duhet të gjendet ekskluzivisht përmes procesit të dialogut në Bruksel.

“Unë besoj se ky është një qëndrim korrekt. Sigurisht që nuk mund të jemi plotësisht të qetë, se ka pasur përvoja të ndryshme me KFOR-in dhe EULEX-in, por duhet të kuptojmë praninë e KFOR-it, sepse është e vetmja forcë e armatosur që mund të garantojë siguria e serbëve në Kosovë”, tha Staroviq.

Ai pretendon se Kurti dëshiron të provokojë një lloj konflikti dhe tërhiq Serbinë në luftë.

“Dhe jo luftë me institucionet e përkohshme në Prishtinë, por luftë me aleancën e NATO-s”, tha Staroviq.

(Kosova Sot Online )