Lexoni edhe:
Pellegrini: Manchester City nuk më donte mua, por Guardiolën
Të martën një grua u plagos në Fushë Kosovë. Si i dyshuar u arrestua bashkëshorti i saj dhe një person tjetër, transmeton "Kosova Sot Online ".
Viktima po trajtohet në Klinikës e Kirurgjisë Torakalë.
Drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, ka thënë se gjendja e gruas është stabile.
Pellegrini: Manchester City nuk më donte mua, por GuardiolënLexoni edhe:
Ai tha se viktima ka lëndime në regjionin e gjoksit, në krah dhe në abdomen.
“Është në repartin tonë, dje është pranuar nga shërbimi i kujdestarisë. Gjendja e saj për momentin është stabile. Ka lëndime në regjionin e gjoksit, në krah dhe në abdomen”, tha ai.
Dje u konfirmua arrestimi i bashkëshortit, ndërsa sot Policia njoftoi se është arrestuar edhe një person tjetër.
Sipas Policisë i dyshuari i dytë e ka marrë armën që është përdorur për ta larguar nga vendi i ngjarjes.
“VRASJE E RËNDË NË TENATIVË- Fushë Kosovë / 06.08.2024 – 07:33. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online )