Pas Kryeministrit Kurtit edhe Dejona Mihali i reagon Vuçiqit: Sa herë që flet për Kosovën mashtron

  • s.a /
  • 07 August 2024 - 11:56
Pas Kryeministrit Kurtit edhe Dejona Mihali i reagon Vuçiqit: Sa herë që flet për Kosovën mashtron

Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e quajti mashtrues presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ky reagim i saj erdhi pas atij të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndaj Vuçiqit. Ai ka shkruar në “X”, të martën se asnjë shqiptar nuk do të marshojë mbi urë, duke e demantuar kështu Vuçiqin i cili ka deklaruar se “shqiptarët do të marshojnë në urën e ibrit”.

Ndaj, Mihali thotë se saherë që Vuçiq flet për Kosovën thotë të pavërteta dhe mashtron.

“Të vërtetën e thotë vetëm kur i urdhëron kryeministrat e Serbisë që të deklarohen se nuk e kanë pranuar planin franko-gjerman pra nuk e njohin marrëshjen e 2023 me Kosovën”, shkroi Mihali në Facebook.

(Kosova Sot Online )