Elshani: Rreth 600 protestues janë prezentë, situata është e qetë

  • s.a /
  • 07 August 2024 - 12:30
Elshani: Rreth 600 protestues janë prezentë, situata është e qetë

Rreth 600 protestues kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga serbët lokal në Mitrovicën e Veriut, të cilën e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani,ka treguar edhe për numrin e protestueseve të cilët janë prezentë në sheshin “Car Llazar”.

726818

“Numri përafërsisht sipas neve është 600. Situata është e qetë. Në jemi këtë vend për të siguruar rendin publikë çdo gjë është në rregull”, tha ai, raporton Ballkani.info.

Ai ka shtuar se protesta është paralajmëruar që nga dita e shtunë  dhe pritet të zgjatë një orë.

“Protesta është paralajmëruar të shtunën ose të dielën për sot në ora 11:00 deri në ora12:00. Një grup i qytetarëve për pakënaqësitë për gjendjen sociale dhe përgjegjësi të komunitetit serbë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online )