Zbardhen detaje: I plagosuri në Lipjan është 15 vjeç

  • A.P /
  • 07 August 2024 - 16:12
Zbardhen detaje: I plagosuri në Lipjan është 15 vjeç

Sot një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë në Zllakuqan të Lipjanit, derisa dy persona janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

Personi i plagosur është dërguar në Emergjencë.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se gjendja e tij është stabile.

“Gjendja e tij është stabile. Është trajtuar në Emergjencë ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe e kemi transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla.

Ai bëri të ditur se i plagosuri është i lindur në vitin 2009. 

(Kosova Sot Online)