Spahiu: S’ka asnjë arsye që të mos ndodh hapja e Urës së Ibrit

  • A.P /
  • 07 August 2024 - 18:05
Spahiu: S’ka asnjë arsye që të mos ndodh hapja e Urës së Ibrit

Nexhmedin Spahiu, ka folur për protestën që është mbajtur sot nga serbët lokalë kundër hapjes së Urës së Ibrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Spahiu ka përmendur numrin e atyre që kanë dalë në protestë, duke e cilësuar si protestë të vogël dhe duke shtuar se më herët kur janë bërë protesta, ka pasur më shumë pjesëmarrje.

Sipas Spahiut, ka gatishmëri në të dy anët që Ura e Ibrit të hapet dhe sipas tij, një gjë e tillë do t’iu konvenonte më shumë qytetarëve që jetojnë në Mitrovicën Veriut.

“Ka gatishmëri në të dy anët që ura të hapet. S’ka asnjë arsye që të mos ndodh hapja e Urës së Ibrit. Iu duhet më së shumti edhe qytetarëve të pjesës veriore”, ka thënë Spahiu.

(Kosova Sot Online)