
Serwer: Qeveria e Kurtit e di që ka rrezik nëse vendoset për hapje të njëanshme të Urës së Ibrit

Daniel Serwer, profesor në John Hopkins University, ka thënë se përkrahja e NATO-s është e rëndësishme por po ashtu edhe ushtrimi i sovranitetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Mbështetja e NATO-s mund të jetë e rëndësishme, por po ashtu është edhe ushtrimi i autoritetit sovran”, ka thënë Serwer.
Sa i përket rrezikut për eskalim nëse do të vendoset për hapje të njëanshme të Urës së Ibrit, Serwer ka thënë se Kurti e di që ka rrezik dhe se duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë.
“Sigurisht që ka rrezik. Qeveria e Kurtit këtë e di dhe duhet ta ketë parasysh”, ka thënë Serwer.
(Kosova Sot Online)