
Lexoni edhe:
A mund të eskalojë situata pasi të hapet ura e Ibrit? Elshani: Për asgjë s’garantojmë, por ofrojmë siguri shumë të madhe
Në rrjete sociale sot ka qarkulluar një video ku shihet një grua e cila thyejti disa vetura me çekiç, e cila dëgjohej duke thënë, “edhe ku e ka lon keq a? thirre policinë”.
Në lidhje me këtë rast zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me të pranuar informatën për rastin që ka ndodhur në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar të dyshuarën.
Sipas saj, ajo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ka pësuar lëndime, dhe ekzaminim psikiatrik.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik.
Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.
Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online )