Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit

  • A.P /
  • 08 August 2024 - 21:13
Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, do të ju mbajmë të informuar.

(Kosova Sot Online)