Lexoni edhe:
Deputeti i VV-së i reagon Stanos: S’mund t’i lëmë punët e brendshme nga kërcënimi për masa
Minatorët e Trepçës po hyjnë në muajin e tretë pa paga, duke u përballur me një krizë të rëndë ekonomike që po prekë drejtpërdrejt jetesën e tyre dhe të familjeve të tyre, transmeton "Kosova Sot Online ". Situata është bërë akoma më kritike për shkak të mungesës së veprimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila, megjithëse zotëron aksionet e ndërmarrjes, ende nuk ka ndërmarrë masa konkrete për të zgjidhur këtë problem.
Minatorët dhe përfaqësuesit e tyre janë duke kërkuar me ngulm një zgjidhje, pasi kriza po përkeqësohet dhe po rrezikon stabilitetin e sektorit minerar dhe mirëqenien e qindra familjeve.
Në lidhje me mos ekzekutimin e pagave janë deklaruar nga Sindikata e Trepçës. Kreu i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi deklaron për Front Online se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.
Letra e dërguar dje, sipas tij, ka shkaktuar konfuzion për shkak të mos koordinimit dhe ka bllokuar situatën.
Ai thekson se gjendja vetëm po shkon duke u rënduar, derisa thotë se nuk mund të parashihet çfarë do të ndërmarrin minatorët
“Ende nuk kemi marre përgjigje zyrtare ,dje ka ardhur një letër propozim, mirëpo po del qe janë të pakoordinuar mirë, pavarësisht se dje ka ardhur ajo letër, sot është blloku gjithçka. Tash ankesat janë zakonisht shume të rënda sepse gjendja veç po shkon tu u rëndu po nuk mundemi me parashikuar çka kane me ndërmarrë”, tha ai.
(Kosova Sot Online )