Policia në kërkim të dy motrave Berisha në arrati , dhunuan dhe gjakosën një 24 vjeçare

  • s.a /
  • 09 August 2024 - 10:27
Policia në kërkim të dy motrave Berisha në arrati , dhunuan dhe gjakosën një 24 vjeçare

Policia e Shtetit është vënë në kërkim të dy motrave, të cilat dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta kanë dhunuar rëndë një 24 vjeçare duke i shkaktuar asaj plagë të dukshme në fytyrë, transmeton "Kosova sot Online ".

Mariela dhe Antonela Berisha janë vënë në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, pasi kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen Klea Prenga 24 vjeçe.

Është kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici dhe ka publikuar në rrjetet e saj sociale, foto disa momente pas sulmit.

(Kosova Sot Online )