Lexoni edhe:
Ministria e Brendshme del me njoftim të ri për konvertimin e patentë- shoferëve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kosovës i duhet koordinim i plotë me aleatët për ndërtim të sigurisë.
Ai tha se çdo veprim me mospërfillje ndaj tyre do të ketë pasoja të pariparueshme.
“Për tri vite e gjysmë, z.Kurti i ka bërë nëntë veprime të pakoordinuara me faktorin ndërkombëtar. Të gjitha këto veprime kanë një historik të shkurtër, blic histori, e cila përkundër qëllimit për të shtyrë para, prapë ka ra në nivelin e kërkesës së BE-së. Përkundër që kemi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat nuk po mund të largohen pasi Kosova nuk ka asnjë lloj raporti mirëbesimi me partnerët, shtetet në rajon e institucionet e mëdha siç është NATO e BE”, tha Haziri.
Sipas Hazirit, këtu nuk po flasim për dokumente si letërnjoftime, patentë shoferë apo për dinarin si mjet pagese, por po flasim për një objekt që NATO dhe KFOR-i e konsiderojnë si objekt të rëndësisë së veçantë.
Ministria e Brendshme del me njoftim të ri për konvertimin e patentë- shoferëveLexoni edhe:
“Vizita e komandantit të KFOR-it në Beograd ditën e djeshme ka qenë në të njëjtën kohë kur me leje të NATO-s ka ndodhur inspektimi teknik i urës në Mitrovicë. Ky mund të quhet një proces normal, por po prodhon kriza të panevojshme në kohën kur mund ta kthejmë energjinë në atë që quhet kthim i besimit dhe lojalitetit në institucione lokale, në qeverinë e Kosovës, në simbole të saja, sovranitetin e saj përfundimisht, për të gjithë banorët e Kosovës”, shtoi Haziri.
(Kosova Sot Online )