Bullgaria me kryeministre të re në detyrë

  • s.a /
  • 09 August 2024 - 11:40
Bullgaria me kryeministre të re në detyrë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka zgjedhur Goritsa Grancharova-Kozhareva në postin e kryeministres në detyrë të vendit, transmeton "Kosova sot Online ".

Grancharova-Kozhareva, që deri më tani ka qenë kryetare e Dhomës së Auditimit, tani duhet të emërojë kabinetin në detyrë të Bullgarisë.

Qeveria e re duhet të dërgojë emrat e kabinetit më së largu deri më 19 gusht. “Që nesër, unë do të nisë të bisedojë me ministrat aktualë dhe ekspertët e tjerë”, tha Grancharova-Kozhareva. Vendimi i Radevit, i bërë publik më 9 gusht, vjen pasi partitë politike dështuan në tri përpjekje për të formuar një Qeveri, pas mbajtjes së zgjedhjeve më 16 qershor. Radev tha se zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare me gjasë do të organizohen më 20 tetor. Këto do të jenë zgjedhjet e shtata parlamentare në tre vjet në Bullgari.

(Kosova Sot Online )