Kompania që transportoi arkivolin e Faton Hajrizit thotë se kufoma s’është mirëmbajtur

  • s.a /
  • 09 August 2024 - 12:23
Kompania që transportoi arkivolin e Faton Hajrizit thotë se kufoma s’është mirëmbajtur

Kompania që ka sjellë në Kosovë trupin e pajetë të Faton Hajrizit, nuk është lejuar ta hapin arkivolin ku mbahej kufoma e 39 vjeçarit nga Skënderaj, transmeton "Kosova Sot Online ".

Avni Elezi nga kompania “Funeral”, ka thënë  se trupi i pajetë i të riut nga Kosova nuk është mirëmbajtur nga morgu ku kufoma ka qëndruar për gati 3 javë.

 Elezi ka thënë se autoritetet në Serbi nuk kanë lejuar hapjen e arkivolit.

“Nuk e kanë pas mundësinë me e hap, nuk na kanë leju me e hap në asnjë mënyrë arkivolin e Fatonit. Gjendja e arkivolit është e mbyllur hermetikisht është arkivol i metalt brenda ku nuk ka mundësi mu pa trupi e as mu prek. Nuk kena pas mundësi me e hap absolutisht. Nuk kemi mujtë me vërejt diçka, sepse arkivoli ka qenë hermetikisht i mbyllur”, ka thënë Elezi.

Ky i fundit ka thënë se trupi i Fatonit mund të jetë dëmtuar për shkak se në morg nuk është mirëmbajtur siç duhet.

“Krejt varet si mirëmbahet në morg, nëse i bahet balsamimi nuk ka probleme, por në këtë rast nuk është bërë. I bie që trupi mundet me kanë i dëmtuar mund të ketë erë, të jetë trupi i nxirë”, ka thënë Elezi .

(Kosova Sot Online )