
Lexoni edhe:
KFOR-i mohon se ka qenë i përfshirë në testimin e urës mbi Ibër
Kandidati i PDK’së për kryeministër, njëherit Kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vazhduar vizitën e tij në ShBA, me takime në Departamentin Amerikan të Shtetit. Atje është takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, transmeton "Kosova Sot Online "
Pas takimit, Hamza ka deklaruar se është më bindur se kurrë se në Amerikë i kemi shtyllat kryesore të përkrahjes dhe mbrojtjes, duke shtuar se “konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen”.
KFOR-i mohon se ka qenë i përfshirë në testimin e urës mbi IbërLexoni edhe:
“Takimin e përfundova me optimizëm që konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen, që të fokusohemi në rezultatet konkrete për qytetarët tanë dhe jo në krijim të dramave që nuk sjellin asgjë, pos izolim dhe injorim”, ka shkruar Hamza.
AlexanderKasanof ka marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, në korrik të këtij viti. Këtë post paraprakisht e kishte mbajtur Gabriel Escobar, mandati i të cilit përfundoi në maj të këtij viti.
(Kosova Sot Online )