Familjarët e Faton Hajrizit largohen nga IML

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 14:08
Familjarët e Faton Hajrizit largohen nga IML

Trupi i atij që besohet të jetë Faton Hajrizi, tashmë gjendet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Familjarët e tij kanë qëndruar në IML për disa orë, ndërsa tashmë kanë dalë nga aty.

 As avokati i familjes Hajrizi, e as familjarët e tij, nuk janë prononcuar për media gjatë daljes nga IML-ja.

Derisa nga pala serbe është konstatuar se personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi, kjo ende nuk është konfirmuar nga ekspertët e Kosovës.

(Kosova Sot Online)