Koci: Kufomën që e solla është pa asnjë dyshim e Faton Hajrizit
Avokati i familjes Haziri, Arianit Koci, ka thënë se kufoma që u soll mbrëmë nga Serbia është pa asnjë dyshim e Faton Hajrizit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai për këtë ka kërkuar që të ndalen spekulimet sepse familja po lëndohet më shumë.
“Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit! Prej sot, spekulimet duhet të ndalën! Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë. Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit. Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)