Mustafa: Qëndrimi i LDK’së është që ura duhet të hapet

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 15:30
Mustafa: Qëndrimi i LDK’së është që ura duhet të hapet

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar sot lidhur me zhvillimet rreth përpjekjes së Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit pa e marrë “aminin” e aleatëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mustafa ka thënë se duhet të injorohet propaganda e pushtetit dhe ka potencuar se Ura mbi Ibër s’është hapur meqë shteti i Kosovës s’ka arritur ta bind NATO-n për diçka të tillë.

Mustafa ka thënë se pushteti duhet të bind NATO-n për hapjen e Urës sa merret me betejën me faktorin politik shqiptar.

Reagimi i plotë:

 Injorojeni propagandën! Ripërsëris qëndrimin e LDK-së:

Ura duhet të hapet!

Nuk ka faktor politik shqiptar që ka qëndrim ndryshe mbi këtë çështje tash e 25 vjet!

Ura nuk është hapur sepse shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë. Sa shpenzon kohë ky pushtet popullist e propagandues në betejën për vota me faktorin shqiptar, ta shpenzojë këtë kohë me bindjen e ushtarëve të NATO-s që sot janë mbi urë!

Injorojeni propagandën!

(Kosova Sot Online)