Gruaja e Faton Hajrizit: Nuk e di ç’i kanë bërë, trupi është i shkatërruar

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 16:31
Gruaja e Faton Hajrizit: Nuk e di ç’i kanë bërë, trupi është i shkatërruar

“Nuk e di çfarë kanë bërë me trupin e tij, por është totalisht i shkatërruar. E pashë me qefinin e mbuluar”. Kështu është shprehur Liridona Shala, gruaja e Faton Hajrizit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E pyetur për gjendjen në të cilën ajo dhe familja e saj gjendet me mbërritjen e trupit te Faton Hajrizit në Kosovë, ajo shtoi se “humbja e tij na ka bërë të humbim edhe shpresat për të jetuar”.

Trupi i pajetë i Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, iu kthye këtë të premte familjarëve të tij.

(Kosova Sot Online)