Pronari i hotelit në Shqipëri e godet me grusht qytetarin pasi u ankua për hapësirat e plazhit

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 17:43
Pronari i hotelit në Shqipëri e godet me grusht qytetarin pasi u ankua për hapësirat e plazhit

Ditën e sotme, një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Mediat në Shqipëri raportojnë se qytetari iu kishte ankuar pronarit për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve që afrohet godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë shmangu përshkallëzimin e konfliktit fizik.

Sipas mediave atje, Vasil Bedinaj, në dhjetor të vitit 2023, ka qenë nën hetime pasi u konstatua se ka ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.


(Kosova Sot Online)