Haziri: Albin Kurti ka agjendë të fshehur politike

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 20:25
Haziri: Albin Kurti ka agjendë të fshehur politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Qeveria po bënë lojë politike dhe manipulim politik me paralajmërimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Hziri kritikoi Qeverinë se po bënë veprime të pa koordinuara në veri të vendit duke vënë në rrezik raportet me aleatët e Kosovës.

Sipas tij, partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare është oksigjen për Kosovën dhe tha se kryeministri Kurti ka agjendë të fshehur politike.

“Një koordinim me SHBA-në BE-në dhe NATO-n është i domosdoshëm. Për Kosovën ky partneritet është oksigjen politik. Identiteti evropian i shqiptarëve të Kosovës është falë këtyre miqve, këtyre partnereve dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikohet për budallaki politike të ditës, për konsum të brendshëm politik dhe për nevoja elektorale në këtë vend. Duhet të vazhdojmë të promovojmë vetëm bashkëpunim dhe koordinimin me aleatët tonë. Procesi nuk është qëllim hapja e urës, por është qëllim që vetëm që kjo të  kthehet si debat i brendshëm që qytetarët e Kosovës të zhvendosin vëmendjen e plotë nga problemet e përditshme dhe të nxirret në lajthitje kërkesat për hapjen e urës”, tha Haziri.

(Kosova Sot Online)