
Lexoni edhe:
Pagat e minatorëve, menaxhmenti i Trepçës del me një afat të ri
Komuna e Prishtinës ende nuk ka marrë aprovimin e Qeverisë për projektin e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit. Kostoja e këtij projekti është rreth 350 milionë euro, transmeton "Kosova Sot Online ".
Lidhur me mosdhënien e garancisë nga Ministria e Financave ka folur drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.
Xhaferi, duke aluduar në ministrin e Financave, Hekuran Murati tha se gjeneratat e reja të politikanëve nuk do të duhej që të bllokonin zhvillimin e projekteve të kundërshtarëve politik.
Pagat e minatorëve, menaxhmenti i Trepçës del me një afat të riLexoni edhe:
Ai tha se Prishtina nuk duhet të vuajë nga problemet apo inatet politike.
Sipas Xhaferit, Unaza e Jashtme e Kryeqytetit është një prej projekteve më të rëndësishme jo vetëm të Prishtinës por e gjithë Kosovës.
(Kosova Sot Online )