Vdes papritmas e në moshë të re infermieri i QKUK’së

  • s.a /
  • 10 August 2024 - 11:55
Vdes papritmas e në moshë të re infermieri i QKUK’së

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të infermierit, Bujar Vitija, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në njoftimin e SHSKUK thuhet se ai ishte punëtor i shquar, i zellshëm dhe  me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“I ri dhe plot energji, gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte të tjerë, pa e kursyer veten në asnjë moment. Përkushtimi dhe përkujdesja e tij për pacientët do të mbesin të paharrueshme në kujtimet tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve të tij, për këtë humbje dhe zbrazëti të madhe që la pas”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )