Rritet në 80 numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në një shkollë në Gaza

  • s.a /
  • 10 August 2024 - 12:26
Rritet në 80 numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në një shkollë në Gaza

Numri i të vdekurve nga një sulm ajror izraelit në një shkollë të qytetit të Gazës është rritur në 80, thanë autoritetet shëndetësore palestineze, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ushtria izraelite e pranoi sulmin në shkollën Tabeen të shtunën në mëngjes, duke pretenduar se goditi një qendër komanduese të Hamasit brenda shkollës. Hamasi mohoi të kishte një bazë në shkollë.

Fadel Naeem, drejtor i spitalit al-Ahli në qytetin e Gazës, tha se morën trupat e 80 njerëzve të vrarë në sulm.

Ai tha se ekipet mjekësore identifikuan 70 trupa dhe morën pjesë të trupit të të paktën 10 të tjerëve, shkruan The Guardian.

(Kosova Sot Online )