Detaje të reja nga autopsia/ Faton Hajrizi u vra nga largësia, trupi s’kishte dëmtime, nëna e puthi në ballë kur e identifikoi

  • s.a /
  • 10 August 2024 - 15:22
Detaje të reja  nga autopsia/ Faton Hajrizi u vra nga largësia, trupi s’kishte dëmtime, nëna e puthi në ballë kur e identifikoi

Faton Harjizi është vrarë nga forcat policore serbe pasi përgjatë kohës sa qëndronte në arrati dyshohet se ka vrarë një polic të Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trupi i tij prej ditësh ka qëndruar në morgun e Lloznicës dhe është  kthyer në Kosovë me shumë vështirësi në orët e para të së premtes. Avokati Arianit Koci pas kthimit në Prishtinë ka konfirmuar se kufoma është e Faton Hajrizit dhe ka bërë thirrje që të ndalen spekulimet gjithandej.

Pasi është sjellë në Kosovë, në IML në Prishtinë është bërë autopsia dhe familjarët e kanë identifikuar trupin e pajetë të Faton Hajrizit.

Portalimagazina.com, duke u thirrur në burime të afërta me procesin e autopsisë, shkruan se Faton Hajrizi ishte qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup.

Burimet i kanë treguar portalitmagazina.com edhe për momentin kur nëna është futur në IML për të identifikuar trupin e djalit të saj.

“E puthi në ballë, bisedojke me të por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim.

Rezultatet e autopsisë prite të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00./PortaliMagazina.com

 (Kosova Sot Online )