Sot i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, fshati i tij mbushet me flamuj kombëtar
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I ndjeri do të varroset të dielën në ora 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët.
Hajrizi është vrarë nga policia serbe më 19 korrik, rreth 2 javë pasi u arratis nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.
Ai dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.
(Kosova Sot Online)