![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga një zjarr
![Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga një zjarr](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/01/auto_zjarret-11722538132.jpg)
Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga një zjarr i madh që ende deri tani nuk është shuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi ka deklaruar se Policia po i vihen në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarreve.
Sipas tij, kësaj përpjekjeje i janë bashkëngjitur edhe disa vullneratë.
“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024, komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pas takim me drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit. Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, ka thënë Bytyçi.
(Kosova Sot Online)