Lexoni edhe:
Këto janë veprat penale për të cilat dyshohet Gëzim Gashi, në kërkim nga Policia e Kosovës
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i ka dhënë afat edhe 2 javë qytetarëve të komunitetit serb, që patentë-shoferët ilegal t’i kthejnë në RKS, transmeton "Kosova sot Online ".
Nga partia në pushtet thonë se është e nevojshme për shkak të interesimit të lartë, kurse nga opozita e shohin me dyshim pas polemikave të krijuara për hapjen e urës së Ibrit
Afro 6 mijë qytetarëve të komunitet serb në Kosovë që kanë aplikuar për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës do kenë kohë t’i bashkohen të tjerë edhe për rreth 2 javë në vazhdim.
Këtë e konfirmoj ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që tha se afatin e aplikimit po e zgjasin edhe për 2 javë, shkak të interesimit të lartë të qytetarëve.
Aplikimi që do duhet të përfundonte të premten, do të zgjatë deri me 23 gusht.
Kështu, të nevojshëm në bazë të interesimit këtë shtyrje po e sheh deputeti i partisë në pushtet Enver Dugolli, veçse thotë se edhe 3 muaj ishin të mjaftueshëm.
“Ne mendojmë që periudha prej 3 muaj ka qenë goxha e mjaftueshme, por për shkak të interesimit ministri e ka pa të arsyeshme që të vazhdohet edhe për dy javë,” tha Dugolli.
Dugolli thotë se pas kësaj periudhe, ani pse nuk është qëllim i tyre, kushdo që kapet me patentë shofer ilegal serb do të dënohet.
“Asnjëherë qëllim nuk ka qenë dënimi i qytetarëve, aq më pak i atyre serb që ne po bëjmë gjithçka që të i integrojmë ne shoqërinë e Kosovës, sepse ky shtet që po e ndërtojmë është edhe i tyre,” shtoi Dugolli.
Kurse, nënkryetarja e PDK, Mimoza Ahmetaj ka dyshime nëse afati është shtyrë për shkak të interesimit.
“Uroj që intersimi të jetë aq i lartë, që të shtyhet kohëzgjatja edhe për 2 javë, por në rrethana të tilla unë mendoj që institucionet tona po mundohen më shumë të blejnë kohë, për shkak të trubullirave dhe trazirave të krijuara, si thirrja për hapjen e urës në veri,” deklaroi Ahmetaj.
Nga MPB nuk kthyen përgjigjeje lidhur me numrin e aplikimeve ditët e fundit.
(Kosova Sot Online )