Plagoset një person në Prishtinë, kërkon ndihmë mjekësore në QKUK

  • s.a /
  • 12 August 2024 - 09:16
Plagoset një person në Prishtinë, kërkon ndihmë mjekësore në QKUK

Një burrë është plagosur nga një person tjetër në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Viktima ka marrë trajtim mjekësor.

“VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Prishtinë / 11.08.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili ishte larguar prej vendit të ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online )