Tre persona mbetën të plagosur nga armët e zjarrit gjatë rrahjes në Veternik të Prishtinës

  • s.a /
  • 12 August 2024 - 10:09
Tre persona mbetën të plagosur nga armët e zjarrit gjatë  rrahjes në Veternik të Prishtinës

Tre persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në lagjen “Veternik” të Prishtinës, transmeton "Kosova sot Online ".

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha  se rasti ka ndodhur rreth orës 06:30, ku fillimisht personat e dyshuar janë përfshirë në rrahje, e cila më pas ka eskaluar duke gjuajtur me armë zjarri.

“Rreth orës 06:30, është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Ahmeti.

Tutje, ajo njoftoi se të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka pohuar zëdhënësja Ahmeti.

(Kosova Sot Online )