Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, transmeton "Kosova sot Online ".
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit të fundit.
Në të gjitha rastet që shihni më poshtë, gratë kanë njoftuar policinë për dhunë nga burrat.
Raporti i policisë:
Lipjan / 11.08.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuar kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Graqanicë / 11.08.2024 – 15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar i cili e kishte ngacmuar dhe i kishte bërë presion. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan / 11.08.2024 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë / 11.08.2024 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë / 11.08.2024 – 19:05. Viktima shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari shtetas i Shqipërisë ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
Gjakovë / 11.08.2024 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima me dëshirën e saj ka shkuar te familja e saj, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rahovec / 11.08.2024 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit është kthyer në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova sot Online )