Policia parandalon garat në autostradën “Ibrahim Rugova”, dënohen me nga 400 euro dy shoferë

  • s.a /
  • 12 August 2024 - 12:12
Policia parandalon garat në autostradën “Ibrahim Rugova”, dënohen me nga 400 euro dy shoferë

Policia ka parandaluar disa gara ilegale të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç thuhet në njoftim, shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )