Haxhiu: Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë në Serbi
Bekim Haxhiu dhe qindra mijëra qytetarë të Kosovës, ishin të pranishëm në varrimin e Faton Hajrizit, të cilit iu dha lamtumira e fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Deputeti u shpreh se Hajrizi ishte personi i parë shqiptar që shkoi nga Kosova dhe vrau një serb në territorin e Serbisë.
Sipas tij deri tek ky rast , të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë.
“Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit, së bashku me mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit. Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!Pusho në paqe Faton! Ngushëllime familjes dhe miqve të Fatonit,” ka shkruar Haxhiu.
(Kosova Sot Online)