Raportohen lëkundje tërmeti në Itali

  • A.P /
  • 12 August 2024 - 17:54
Raportohen lëkundje tërmeti në Itali

Disa lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e pasdites në provincën e Crotones në Itali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave, lëkundja e parë ishte me magnitudë 3.8 ballë Rihter me epiqendrën rajonin e Ciros, teksa u pasua nga 4 paslëkundje të tjera më të lehta.

Tërmetet kanë shkaktuar panik te banorët e zonës një pjesë e të cilëve kanë dalë në rrugë nga frika e ndonjë lëkundje më të fortë.

(Kosova Sot Online)